Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

Shkruan: Refik HASANI

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Më datën  1 e 2 Mars 2022, po bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.

Referendumi, është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale,ishte  një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.

Lexo po ashtu:  114 nga lindja e Mitrush Kutelit, themeluesi i prozës moderne shqipe, por dhe truri i ekonomisë

Po kalojn tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka  dal nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve  nga investimet për Krahinën Shqiptare  dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e  veprimtar  që organizuan Referendumin.

Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak   kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.

Në kët jubilar të Referendimit do të duhej  të shenohet  me  manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.

Lexo po ashtu:  Më mirë të shes m… njeriu, se të shkruaj për shqiptarët!

*Autori,  përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin  e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë et

 10 Shtator 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *