Zyrtari policor pretendohet të ketë vjedhur armë në stacionin policor të Zubin Potokut. Skandalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp.

Një zyrtar policor dyshohet se ka vjedhur dhomën e dëshmive të Stacionit Policor të Kosovës në Zubin Potok.

Policia e ka cilësuar si “hasje të parregullsive në dhomën e dëshmive” këtë skandal që ka tronditur institucionin e Policisë.

“Në ‘Dhomën e dëshmive” të SP Zubin Potok, gjatë inspektimeve nga komisioni inspektues, në përbërje prej pesë anëtarëve të autorizuar nga DRP Mitrovicë Veri, janë hasur parregullsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka vlerësuar se ka elemente të mundshme të veprës penale “keqpërdorim i detyrës”.

“Komisioni inspektues, bazuar në të gjeturat e deritanishme, ka vlerësuar se ka elemente të mundshme të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe menjëherë përmes mekanizmave zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)”, ka nënvizuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës kishte qenë pre e grabitjeve edhe në të kaluarën.

Më 24 e 25 prill të vitit 2009, dhoma qendrore e mbajtjes së dëshmive për proceset gjyqësore ishte vjedhur.

Lexo po ashtu:  Eksperti serb zbulon që në Serbi ka shumë vdekje nga koronavirusi, por po fshihen ato

Ishin vjedhur 25 kilogramë ari nga Dhoma e Dëshmive në stacionin policor të Pejës.

Ishte një proces shumë i gjatë që përplasje nëpër organe hetimore, herë ato vendore e herë ato ndërkombëtare, por në fund, askush nuk përfundojë në burg për këtë vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *