Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Donald Trump ka nënshkruar dokumentet që e themelojnë zyrtarisht Këshillin e Paqes.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Udhëheqës botërorë që kanë pranuar ftesën e Trumpit për të qenë pjesë e Këshillit të Paqes kanë nënshkruar marrëveshjen e krijimit të tij. Ceremonia u pasua nga një fjalim i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Trump ka deklaruar më herët se Këshilli i Paqes, me kalimin e kohës, mund të zëvendësojë disa nga funksionet që sot i ka Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), madje në fund edhe ta zëvendësojë plotësisht atë. Megjithatë, të enjten ai tha se këshilli do të punojë “në bashkëpunim me” OKB-në.

Sipas parashikimeve fillestare, vetëm presidenti i Shteteve të Bashkuara – ose madje vetë Trumpi – do të ketë të drejtën e vetos në këtë këshill.

Lexo po ashtu:  LARGËPAMËSIA/ Albin Kurti: Vizita ime e parë do jetë në Shqipëri

Një nga zëdhënësit e tij tha se rreth 60 vende janë ftuar të aplikojnë për anëtarësim në këshill, ku anëtarësimi i përhershëm kushton një miliard dollarë. Mes vendeve të ftuara janë Izraeli, Kosova, Shqiperia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Egjipti dhe Turqia.

Ndërkohë, disa shtete kanë refuzuar ftesën, përfshirë Norvegjinë, Suedinë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.