Mediat ndërkombëtare raportojnë per diskutimet e ditës së premte mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë të cilit kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar dorëzimin. 

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

“The Financial Times” raporton se takimi është shoqëruar me tone të larta gjatë të cilit Trump “mallkonte gjithë kohës”. 

Trump ka kërkuar që Zelenskiy të lëshojë rajonin e Donbasit duke evidentuar kërkesat e Putin gjatë telefonatës së fundit.  Ky kontekst shpjegon edhe refuzimin për dorëzimin e raketave “Tomahawk” që do të vendosnin kthesë  në konflikt. 

Takimi sipas medias në fjalë është krahasuar me atë të muajit shkurt ku përplasja verbale ishte e hapur.  Sipas informacioneve të cituara, Trump ka përcjellë fjalë për fjalë kërkesat e Putin, duke kaluar madje në ultimatum: 

Lësho Donbasin ose përballu me shkatërrimin!

Ky është një ndryshim kursi në humorin e Trump që me gjasë do të ketë pasoja, pasi dëshmon se presidenti amerikan nuk i respekton dhe as i beson partnerët e ShBA.

Lexo po ashtu:  Ka vdekur kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com