ABC e ka hequr komedianin nga transmetimi “për një kohë të pacaktuar” pas vërejtjeve të tij në lidhje me vrasjen konservatorit, Charlie Kirk në Utah javën e kaluar.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKimmel duket se sugjeroi që i dyshuari ishte një mbështetës i Trump.
ABC e mbylli emisionin pasi Komisioni Federal i Komunikimeve, i kryesuar nga një i emëruar i Trump, kërcënoi me veprime rregullatore – duke ngritur shqetësime se administrata Trump po kufizon lirinë e fjalës së kritikëve të saj.

Trump foli për këtë çështje me gazetarët në bordin e Air Force One të enjten, ndërsa kthehej nga një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kam lexuar diku se rrjetet televizive ishin 97% kundër meje, përsëri, 97% negative, megjithatë unë fitova zgjedhjet ka thënë Trump. “Ata më japin vetëm publicitet të keq dhe ndoshta leja e tyre duhet të hiqet.” Në monologun e tij të hënën, Kimmel, 57 vjeç, kishte thënë se “banda Maga” po “përpiqej me dëshpërim ta karakterizonte këtë djalë që vrau Charlie Kirk si çdo gjë tjetër përveç njërit prej tyre” dhe po përpiqej të “fitonte pikë politike nga kjo”.
Kryetari i Komisionit Federal te Komunikimit, Brendan Carr, e akuzoi Kimmelin për “sjelljen më të keqe të mundshme” dhe tha se firma si ABC, në pronësi të Disney-t, mund të “gjejnë mënyra për të ndryshuar sjelljen dhe për të ndërmarrë veprime… ose do të ketë punë shtesë për Komisionin.
Komisioni Federal i Komunikimit ka fuqi rregullatore mbi rrjetet kryesore, të tilla si ABC, si dhe stacionet lokale që transmetojnë përmbajtjen e tyre. Pronarët e stacioneve lokale gjithashtu mund të ndikojnë në rrjetet kryesore duke refuzuar të transmetojnë shfaqje.
Pezullimi i Kimmel u njoftua menjëherë pasi Nexstar Media, një nga pronarët më të mëdhenj të stacioneve televizive në Amerikë, tha se nuk do ta transmetonte shfaqjen e tij “për një të ardhme të parashikueshme”, pasi vërejtjet e tij kishin qenë “fyese dhe të pandjeshme”.
Studiuesit ligjorë thonë se amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron lirinë e fjalës, do ta pengonte Komisionin Federal te Komunikimit të revokonte licencat për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
