Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur mëngjesin e të shtunës gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket 32-vjeçarit Arjan Sala, punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private tek qendra tregtare Casa Italia.

Për fatin e të riut nuk dihej asgjë, që prej pasdites së të mërkurës, kur Magazinat e kësaj qendre tregtare u përfshinë nga flakët.

Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

I riu kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

“Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Lexo po ashtu:  Policë, prokurorë e biznesmenë/ Të gjithë të pleksur me krimin

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *