Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Autoritetet turke po përgatiten të përmbytin qytetin 12.000 vjeçar, Hasankeyf, në juglindje të vendit, për të ndërtuar një digë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Hasankeyf mendohet të jetë një prej vendbanimeve më të vjetra që vazhdojnë të jenë të banueshme në Tokë; ai ka me mijëra shpella, kisha e varre të hershme.

Banorët kanë protestuar me forcë duke e quajtur këtë vendim “një barbari”, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Por ky margaritar i historisë njerëzore shumë shpejt mund të zhduket; pjesa dërrmuese e tij do të mbulohet nga uji me nisjen e projektit të shumë diskutuar Ilisu.

“Puna për ndërtimin e digës dhe hidrocentralit të saj nisi në 2006-tën dhe Hasankeyf tani është vetëm disa javë larg shkatërrimit. Ekzekutivi turk i ka dhënë kohë banorëve deri në 8 tetor për tu larguar prej andej.

Ozoglu këmbëngul se qyteti mund të japë shumë përgjigje në lidhje me të kaluarën, duke e cilësuar atë “një dëshmi të së shkuarës njerëzore, që duhet mbrojtur me çdo kusht”.

Lexo po ashtu:  Si kanë lindur traditat e Krishtlindjes?

Hasankeyf ka qenë vërtet pjesë e shumë kulturave të ndryshme në historinë e tij të gjatë, përfshirë atë tw Mesopotamisw, atë Bizantine, perandoritë Arabe dhe Osmane, por Hakan Ozoglu, profesor historie në Florida, thotë se vendbanimet e gjetura atje i paraprijnë të gjithë këto civilizime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *