Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë, 57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj, i cili u dhunua nga tre shokët e tij disa ditë më parë. Mbrëmjen e 29 janarit 57-vjeçari Sinanrrapaj së bashku me tre shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën të debatonin duke përfunduar sherrin me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Shkak i sherrit në lokal midis tyre ishte një debat për çështje politike.

Që atë natë, Sinanrrapaj u dërgua në spitalin e Ballshit, dhe më pas u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Edhe pse prej ditësh trajtim dhe kontroll të vazhdueshëm në spital 57-vjeçari, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Lexo po ashtu:  Bëni krahasimin/ Shoqërimi i policit narkotrafikant dhe ai i Neritan Liçajt (VIDEO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *