Faqja zyrtare e UEFA-s ka kujtuar golin e parë dhe të vetëm të Kombëtaren e Shqipërisë në një Kampionatin Evropian.

Viti 2016 ishte viti kur të gjithë shqiptarët bënë realitet ëndrrën e tyre.

Kombëtarja kuqezi arriti të kualifikohet së pari herë në një Kampionat Evropian apo Botëror.

Ishte pikërisht EURO 2016 i mbajtur në Francë, kampionati i parë që kuqezinjtë arritën të marrin pjesë.

Në atë vit, në atë kampionat evropian, Shqipëria u shortua në grupe me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Në dy ndeshjet e parë, me Zvicrën dhe Francën, Shqipëria pësoi humbje duke mos arritur të shënojë fare gol.

Megjithatë, në takimin e fundit me Rumaninë, djelmoshat e trajnerit Gianni De Biassi arritën të fitojnë 1-0 falë golit të Armando Sadikut.

Sadiku ishte shënuesi i parë në ndonjë kampionat për Shqipërinë dhe pikërisht ky gol është kujtuar nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *