Zëvendëskryeministri i Ukrainës i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së që të japë ndihmën e tij për Mariupolin. Mbrojtësit ukrainas tani kontrollojnë vetëm një pjesë të qytetit, fabrikën çelikut Azovstal, një kompleks i madh në juglindje të Mariupolit. Por zyrtarët ukrainas thonë se sulmet ruse vazhdojnë. “Askush nuk lejohet të largohet nga Azovstal. Është gënjeshtër se sulmi është ndalur”, thotë nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

“Ka ende njerëz atje, civilë, ushtarakë, familje. Fabrika po bombardohet vazhdimisht.”. Ai shton se janë përpjekur vazhdimisht të organizojnë korridore humanitare, por akuzon pushtuesit se po deportojnë njerëzit në vendin e tyre. “Ne mendojmë se Rusia ka deportuar 40,000 njerëz nga Mariupol në vendin e tyre,” pretendon ai. Iryna Vereschuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, na thotë se janë rreth 1000 civilë të strehuar në Azovstal dhe ata kanë nevojë për ndihmë.

“Ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore. Disa prej tyre kanë pasur amputime. Nuk ka të bëjë vetëm me forcat e armatosura, ka të bëjë edhe me civilët.”, tha ajo. Zëvendëskryeministrja akuzon gjithashtu rusët për deportimin e njerëzve në vendin e tyre, duke përdorur “në mënyrë cinike” korridoret e planifikuara humanitare për t’i futur njerëzit në autobusë që më pas i çojnë jashtë vendit.

Vereschuk thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres duhet të përdorë kohën e tij në Moskë sot për të shpëtuar njerëzit e Mariupolit dhe për të garantuar korridore të vërteta humanitare. “Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka kuptim për OKB-në”, thotë ajo.

Lexo po ashtu:  Nxiten investimet Izrael-Shqipëri / Shmanget taksimi i dyfishtë për fitimet dhe punën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *