Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan përsëriti edhe njëherë angazhimin e Ankarasë për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas Anadolu Agency, Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin ku i kërkoi një takim mes tij dhe Zelensky-t në Stamboll.
Erdogan i tha Putinit se vazhdimi i bisedimeve pozitive të arritura në muajt e kaluar në Stamboll drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës do të sillte përfitime për të gjitha palët. Gjatë bisedës, Erdogan theksoi rëndësinë e sigurimit të armëpushimit, funksionimit të korridoreve humanitare dhe kryerjes së sigurt të evakuimeve.

Ai përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Turqisë për të “ngritur procesin e Stambollit” dhe për të pritur një takim të krerëve ukrainas dhe rusë, të cilin ai e quajti “një prag të rëndësishëm për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.
Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll më 29 mars u panë si një përparim në përpjekjet për të ndalur armiqësitë që filluan më 24 shkurt.




