Për shkak të koronavirusit, ceremonia e këtij viti e BET Awards u mbajt virtualisht. Shfaqja u drejtua nga aktorja Amanda Seales dhe mirëpriti yje si Alicia Keys, Chloe x Halle, Jennifer Hudson, John Legend, Lil Wayne, Megan Thee Stallion, Roddy Riçh, Usher dhe Wayne Brady.

Drake kryesonte me gjashtë nominime, por rrëmbeu vetëm një fitore. Megan Thee Stallion fitoi dy çmime, ndërsa Blue Ivy, vetëm 8 vjeç, fitoi cmimin e saj të parë BET së bashku me të ëmën, Beyoncé-n. Blue Ivy fitoi “BET Her Award” për këngën “Brown Skin Girl”, bashkëpunim ky me Wizkid dhe Saint Jhn. Çmimi e bën Blue Ivy-n fituesen më të re në BET Awards. Beyoncé u vlerësua me “Humanitarian Award” për BeyGOOD – nismë që përfshin testimin ndaj Covid-19 të afro-amerikanëve në Houston, bursa për studentët, mbështetjen e bizneseve të vogla etj. BET Awards është shfaqje dedikuar afro-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera me ngjyrë në Amerikë, për të vlerësuar arritjet e tyre në muzikë, aktrim, sport dhe fusha të tjera përgjatë një viti.

Lexo po ashtu:  Aleksandër Moisiu, shqiptari që shkëlqeu furishëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *