Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët, njoftoi të mërkurën Drejtoria e Kontrollit të Sigurisë Bujqësore Rosselkhoznadzor.

Rusia tashmë ka tre vaksina koronavirus për njerëzit, më e famshmja prej të cilave është Sputnik V.

Moska ka aprovuar urgjentisht edhe dy vaksina të tjera, EpiVaçorona dhe CoviVac, shkruan Times of India.

Vaksina për kafshët, e zhvilluar nga njësia Rosselkhoznadzor, quhet Carnivac-Cov, njoftoi administrata.

“Provat klinike Carnivac-Cova, të cilat filluan tetorin e kaluar, përfshinin qen, mace, dhelpra arktike, nutria, dhelpra dhe kafshë të tjera”, tha zëvendës shefi i Rosselkhoznadzor Konstantin Savenkov.

“Rezultatet e testit na lejojnë të konkludojmë se vaksina është e padëmshme dhe siguron mbrojtje të lartë sepse të gjitha kafshët e vaksinuara zhvilluan antitrupa ndaj virusit koronavirus në 100 përqind të rasteve.”

Imuniteti zgjat për gjashtë muaj pas vaksinimit, por prodhuesit e vaksinave vazhdojnë ta analizojnë atë, tha administrata.

Prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë që në prill, shtoi Rosselkhoznadzor.

Lexo po ashtu:  S'ka më shtrydhje financiare nga monopoli i arkave dhe printerëve fiskalë: bizneset në Kosovë nuk do të paguajnë mijëra euro...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *