Katandisja poshtëruese dhe e tmershme në shkollën fillore “Besim Rexhepi” në Komogllavë (1946-2023)

Shkruan: Driton Ismajli

Janë këto fotografi që tregojnë veprimet e kryera nga njeriu. Është kjo shkolla e cila është shndërruar në një pamje trishtimi e mllefi. Përgjatë 77 viteve kjo shkollë ka shërbyer për të nxjerrur kuadro të ndryshme në periudha shumë të vështira, dhe të kujtohet se sa me zell e mund është ndërtuar kjo shkollë që e mbanë emrin e dëshmorit “Besim Rexhepi”. Shikojeni se me sa fanatizëm primitiv është shkatrruar kjo shtëpi e diturisë. Shikoni fotografitë e mëposhtme që të lenë pa fjalë, pa koment; madje edhe më e trishtë është gjendja kur shikon mirënjohjet, librat e gjuhës shqipe, flamurin e përdhosur kombëtar.

Është turp që familja e dëshmorit “Besim Rexhepi” ta shikon një gjendje të tillë tmerruese të shkollës që bart emrin e birit të tyre dhe të heroit të kombit shqiptar.

S’ka koment, ka trishtim, zhgënjim e vetëm Turp, shkruan për MekuliPress, Driton Ismajli.

Në këto raste të shëmtuara nuk na ka faj as Serbia, as Greqia e as Turqia, apo jo të nderuar? Përse nuk ka përgjegjësi qytetare dhe reagim qytetar? Përse vështrojmë e nuk reagojmë, është kjo pyetja që redaksia e ‘MekuliPress’ secilën herë e shtron dhe përgjigje kërkon.
Kur libri i gjuhës shqipe, kur Jeta e Re e Esat Mekulit, mirënjohjet, Flamuri, simbolet dhe emri i dëshmorëve me flamurin kuq e zi hudhet copë-copë në mbeturina e nëpër dysheme të pista, është tregues i qartë se këtë vend e ata njerëz i kanë sunduar dreqërit, shtriganat e shtrigat, rrugaqat e rrugaqet, yesmenat, e jo njeriu normal, jo humanizmi por materializmi i egër e primitiv.

Kjo dhunë na kujton mbylljen e shkollave shqipe nga okupuesit serbë, otomanë dhe grekë; gjithsesi, kjo na kujton edhe 10 majin e viti 1933, kurë studentë gjerman dogjën rreth 25,000 libra, duke përfshirë këtu autor me prejardhje hebreje si Albert Einstein e Sigmund Freud.
Të dashur lexues,
Ata donin të zhduknin çdo material “jo serb””jo otoman”, jo grek”, e “jo gjerman”, që sipas tyre ishte e demshme për popullin serb, otoman, grek dhe gjerman.
Sot, pikërisht sot në vitn 2023, kush na ka faj për këto vetëdhunimine kulturore e politike : Serbia? Greqia? Crna Gora?
Asnjëra! Hiq asnjëra!

 

    

Lexo po ashtu:  Besimtari falet me pistoletën në brez, plas polemika në rrjet (FOTO)

https://www.facebook.com/mediadhepolitika
https://www.facebook.com/mediadhepolitika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *