Vasfije Krasniqi Goodman e cila së fundi është paraqitur edhe para Kongresit Amerikan ku edhe ka rrëfyer për ushtrimin e dhunës seksuale nga serbet, nëpërmjet facebook ka falënderuar ndjekësit e saj për mbështetjen e treguar.

Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet e pafunda që me keni dërguar sot dhe dje.

Unë isha e nderuar që me ftesë të Kongresmenit Engel dhe Kongresmenit McCaul të jap dëshminë në Kongresin Amerikan për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Unë jam një nga 20.000 gratë dhe burrat ndaj të cilëve është ushtruar terror dhe dhunë seksuale.

Ata që u munduan të më poshtërojnë dhe lëndojnë ende janë të lirë. Drejtësia ka dështuar në rastin tim. Drejtësia ka dështuar për viktimat e luftës së Kosovës.

Por unë kurrë nuk do të ndalem së thëni të vërtetën time dhe kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  I riu që ktheu motrat në narkomane/ Shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *