Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor i Postës së Kosovës, XH.C, ka vdekur sot, dhe se i njëjti ishte i prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte nga regjioni i Prizrenit.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.

Lexo po ashtu:  Njësitet paramilitare të Republikës Serbe këndojnë këngë nacionaliste serbe nëpër rrugët e Banja Llukës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *