Fatos Nano i bëri shërbimin e fundit Partisë: vdiq në ditën e komunikimit të akuzës Belinda Ballukut dhe kur Erion Veliaj i hapi ca petë lakrorit në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi batoi pak nga Drejtësia tek Zia. Sepse qeveria vendosi sot në mbrëmje që nesër të shpallet Zi Kombëtare

Duhet të quhet Zi Shtetërore për korrektesë pasi sot nuk ka kush mandatin e përfaqësimit kombëtar. Duan ta kalojnë pëe liberal dikë që ishte menefregist; tolerant dikë që ishte racional: largpamës dikë që ishte i ftohtë. I përgjegjshëm thotë dikush tjetër për dikë që të vetmen përgjegjshmëri politike pati të njihte ata që pati rrotull dhe kufizimet e veta. 

Fatos Nano u rrethua dhe rrethohet ende sot nga histori triviale anekdodash, rromuzesh, shpotish, cinizmi të ftohtë, të cilat krijuan edhe profilin e tij. Por për të lënë kohën ta gjykojë se historianëve tanë nuk u zihet besë, mjafton të themi, sepse e kemi dëshmuar, se Nano përfaqëson kalimin nga pushteti policor dhe harbut i Berishës tek pushteti i Arrogancës

Lexo po ashtu:  Nëna e Mitrush Kutelit ishte shumë e sëmurë, duhej të nisej sa më shpejt për në vendlindje... A e pa nënën para se të vdiste?

Me vdekjen e tij ai po letrarizohet si tjetërkush, çka e bën atë – Vdekjen jo Nanon – një shembëllim të përdorimit në rastin e Nako Spiros, i cili është përshkruar megjithatë si idealist. 

Dikur Koço Danaj shpërtheu duke e quajtur Danton – meqë sipas tij, Nano na qenkësh më i zgjuari. Në fakt kjo është historia që ne duam të dëgjojmë se Nano as Danton nuk ishte, edhe pse në timon ndenji ca kohë. 

s.zaim

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com