Djali i viktimës Pelivan Sinanrrapajt, Fatmir Sinanrrapaj, ka folur publikisht për mediat duke deklaruar se i ati nuk kishte dalë për të pirë alkool, por për të blerë disa fruta për t’i mbjellë.

I riu ka thënë se i ati nuk merrej me politikë dhe se 3 personat e kanë prerë në besë. Sipas tij i ati është goditur me shufra hekuri.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, teksa Gjykata e Fierit la në arrest shtëpie Festim Alimetajn dhe Ferdinand Merajn kurse për Fitim Zekajn detyrim paraqitje, pasi u akuzuan se ishin autorë të vrasjes pasi fillimisht rrahën me shufra hekuri teksa kishin konsumuar alkool.

“Babai ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë që kemi në Çorrush të Mallakastrës. Babai im nuk ka qenë i pirë me këta dhe nuk merrej kurrë me politikë. E kanë prerë në besë. Duke ngrënë duke pirë bashkë kanë debatuar në lokal dhe më pas duke ardhur për në shtëpi e kanë goditur me shfra hekuri 3 persona, Ferdinant Myrtaj, Festimi dhe ai personi tjetër që nuk e mbaj mend. Këta të tre nuk kanë qenë duke pirë bashkë me babain tim. Prokuroria i ka liruar të tre këta persona, por di të them që babai ka pasur një konflikt me Ferdinantin, por nuk e di për çfarë.

Lexo po ashtu:  Edhe një masakrër ruse, zbulohet një tjetër varr i tmerrshëm masiv pranë Kievit

Unë kërkoj drejtësi për babain, dhe ata të marrin dënimin që meritojnë. Unë hak nuk marr dot se nuk kam fuqi. Në vendin tonë ku ka dhe korrupsion dhe janë dhënë dhe lekë drejtësinë ja lë zotit” – tha Fatmiri para kamerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *