Karantinë apo jo? Kjo është çështja. Suedia sfidoi metodën e vjetër duke mbajtur të hapur vendin në kohë pandemie, duke supozuar se një virusi nuk i shpëton dot. Atëherë të mos dëmtojmë edhe ekonominë. Kjo qasje u monitorua shumë si një zgjedhje e guximshme dhe atipike, mirëpo tani kritikat për të po vijnë edhe nga brenda vendit.

Ish- epidemiologia kryesore e vendit, Annika Linde që menaxhoi situatën gjatë pandemisë së vitit 2009 dhe gjatë SARS, citohet të jetë shprehur së fundmi se zgjedhja e bërë nuk është e duhura. Deri më tani ajo kishte mbështetur strategjinë e rekomanduar nga  Anders Tegnell, mirëpo shifrat e larta të vdekjeve në Suedi krahasuar me vendet fqinj, kanë detyruar shumëkënd të rishikojë qëndrimet.

Nëse do të kishim vepruar me karantinë më shpejt, ne do të kishim qenë në gjendje gjatë asaj kohe që të kujdeseshim për më të ekspozuarit, është shprehur ajo.

Në ditët e fundit vdekjet nga CoVid-19 në Suedi janë më të lartat në botë si përqindje për milion banorë, ndërkohë që në shifra absolute pritet të kalojnë numrin 4000 në këtë fundjavë.

Strategjia suedeze bazohej në një kalkulim të ftohtë se herët apo vonë pandemia do të dalë kashtë kontrollit dhe për rrjedhojë kufizimi i butë vendos kontroll të përkohshëm dhe jep mundësinë që të krijohet imunitet kolektiv. Por Suedia dështoi në kujdesin për më të dobëtit dhe ky është një problem serioz në një vend të zhvilluar që nuk mund të injorojë asnjë vdekje.
Strategjia e Tengell u mbështet gjerësisht dhe u kundërshtua nga një grup i ngushtë akademikësh. Vetë epidemiologu në fjalë ka pranuar se: vendi është një situatë të tmerrshme, por ka shtuar se edhe karantina nuk do ta kishte ndryshuar situatën.

Është shumë e zakonshme të kritikosh dhe të thuash se “nëse do të ishim mbyllur do të kishim bërë më shumë“. Por kur i pyes se çfarë ekzaktësisht mund të bënim që do të sillte ndryshim kaq të madh, përgjigjet që marr janë aq shumë, është shprehur ai.

Debati në Suedi ka vlerë të përgjithshme, pasi po bëhet përherë e më e qartë se asnjë vend nuk duket më i gatshëm të aplikojë karantinën në një valë të dytë epidemike, edhe pse këto qëndrime janë teorike, pasi askush nuk e di se si do të jetë kjo valë e dytë, nëse do të shfaqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *