Janë publikuar në mediat malazeze planet të reja të momentit të dhunimit në kufi të Petraq Milos, economist, ish-këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe njeri që ka patur detyra të ndryshme në shtetin shqiptar.

Dhuna është manifestuar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, nga ai që identidfikohet si zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikovac, që raportohet se kinse është shkarkuar.

Ngjarja ndodhi më 18 janar të këtij viti dhe nuk dihen ende arsyet reale të irritimit të oficerit të policisë malazeze që duket se kërcënon edhe verbalisht shtesin shqiptar. Disa raportime flasin se z. Milo nuk kishte respektuar radhën në kalimin doganor, diçka që në çdo rast nuk justifikon për asnjë moment ushtrimin e dhunës, as verbale dhe as fizike.

Kjo sjellje është fashizëm dhe kjo urrejtje tregon patologjike ndaj kombit shqiptar, uurejtje që është instaluar edhe në uniformën shtetërore të Malit të Zi.

https://www.facebook.com/vladan.milatovic.1/videos/1351619255379092

Lexo po ashtu:  BE-ja angazhohet të ndalojë vërshimin e refugjatëve nga Lindja "me të gjitha masat e nevojshme"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *