Protestat jelekëve të verdhë në Francë kanë provokuar edhe incidente me sfond racist. Pjesë e tyre është bërë edhe filozofi i njohur franko-hebre, Alain Finkielkraut, i cili është sulmuar verbalisht nga disa të rinj në Paris. Pamjet video tregojnë filozofin në një situatë shumë të sikletshme dhe të pashpjegueshme në sytë e tij, teksa policia e shoqëron deri sa largohet.

Kthehu në Tel Aviv”, “Do digjesh në ferr”, apo edhe “Çifuti i mutit”, kanë qenë disa nga fyerjet që kanë lënë pa gojë Finkielkraut i cili madje ka shkruar me simpati për lëvizjen e Jelekëve të Verdhë, por që i ka kritikuar në një intervistë të fundit për Le Figaro.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i autoriteteve politike në vend, duke nisur që nga Presidenti Emmanuel Macron e deri te ministri I Brendshëm, Christophe Castaner.

Vetë filozofi deklaroi për “Le Journal du Dimanche” se: Ndjeva urrejtje absolute

Rreth 15 persona janë marrë në pyetje për incidentin që i jep një imazh shumë të keq Francës, vend që bashkë me Gjermaninë kanë shënuar së fundmi shtim të incidenteve me sfond antisemitik.

Lexo po ashtu:  Dita X dhe kërcënimi i të djathtës ekstreme në Austri

Finkielkraut është i njohur për punimet e tij mbi dhunën me bazë identitetin përfshirë atë ndaj hebrejve që duket se ciklikisht bëhen shënjestër në Europë. Në shqip është përkthyer prej Bashkim Shehut, libri i tij, “Disfata e mendimit”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *