Racizmi nuk është çrrënjosur, fatkeqësisht, por si pjesëtarë të racës njerëzore jemi përgjegjës për njëri-tjetrin”, thekson Anita Lasker-Wallfisch. “Askush nuk erdhi në botë i veshur me petkun e ‘supernjeriut’ ose ‘subnjeriut”. Ne jemi ata që i kemi sajuar këto etiketime”.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

E mbijetuara e Holokaustit është nderuar gjatë javës me Çmimin Kombëtar Gjerman, një shpërblim që ka vlerën e tridhjetë mijë eurove, për përkushtimin e saj ndaj vlerave njerëzore dhe tolerancës. Duke iu referuar numrit në ngritje të incidenteve antisemite në Gjermani viteve të fundit, Lasker-Wallfisch megjithatë e ka pranuar se është paksa pesimiste: “Kur lufton kundër antisemitizmit, ndiheni si një milingonë që dëshiron të ngjitet në malin Everest – thjesht e pafuqishme”, ka deklaruar ajo gjatë ceremonisë së pranimit të shpërblimit.

Ajo ishte kthyer në një avokate të zëshme të paqes në vitet e fundit. Më 2018, mbajti një fjalim përkujtimor në Parlamentin gjerman për të shënuar 73-vjetorin e çlirimit të Auschwitzit. Për dekada me radhë kishte refuzuar të fliste për fëmijërinë e saj në Gjermani ose për vitet e saj në kampet e Auschwitzit dhe Bergen-Belsenit. Pastaj në fillim të viteve nëntëdhjetë shkroi kujtimet e saj “Inherit the Truth”, dhe nisi ta vizitonte rregullisht Gjermaninë, një vend në të cilin kaherë kishte refuzuar të shkelte, shpesh duke e treguar historinë e saj nëpër shkolla. Koha.net/

Hapësirë e sponsorizuar
Lexo po ashtu:  Kafka: “Baba, kurrë më shumë nuk e treguar përçmimin tënd për mua”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com