Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

I vetmi numër i saktë në pandeminë e sapo shpërthyer është ai i të vdekurve. Virologu Andrea Crisanti deklaron për gazetën “Correre della Sera” se numri real i të infektuarve në mbarë Italinë është rreth 450 mijë. Me rreth 6 820 të vdekur në mbarë vendin, rezulton se mortaliteti i këtij virusi është diku te 1.5%, pra shumë më tepër se gripi sezonal.
Crisanti ka studiuar strategjinë e luftës kundër Co Vid 19 duke sugjeruar testim edhe për ata që nuk kanë simptoma, duke nisur nga ata që janë më të predispozuarit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Dy janë të dhënat që duhen konsideruar: atë të Kinës dhe ato të regjistruara në Vo’Euganeo ku u bë për herë të parë në botë një hetim i plotë epidemiologjik. Këta numra janë të ngjashëm dhe na thonë se shkalla e vdekshmërisë është poshtë 2%, duke marrë parasysh gjithçka arrin në 1.5% dhe se përqindja e asimptomatikëve që infektojnë është shumë e lartë, 40%. Gjë për të cilën Kina ama ka gënjyer, duke shmangur t’i përfshijë në statistika, thotë Crisanti.

Lexo po ashtu:  Diabetikët e ‘tipit 1’ kanë më shumë rrezik vdekje nga koronavirusi se diabetikët e ‘tipit 2’

I pyetur nëse virusi që po godet Lombardinë është i ndryshëm, e ndoshta më agresiv sesa ai në Kinë, virologu që drejton Njësinë Diagnostikuese Mikrobiologjike në Padova, thotë se jo, virusi është i njëjti.

Nuk ka të dhëna se virusi në Lombardi të jetë i ndryshëm nga ai në Veneto. Pastaj duhet arsyetuar se mbi ç’përqindje. Dhe fakti se mortaliteti në Veneto(3.4%) është shumë më poshtë sesa ai në Lombardi(13%) shpjegohet me numrin më të madh të tamponeve të bëra që ka sjellë rezultate konkrete.

Sipas tij klasa drejtues e Italisë dështoi në mbrojtjen e vendit nga pandemia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *