Në seancën e Kuvendit, Osmani, tha se në qeverinë e Kosovës nuk ka antiamerikanizëm, por theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike, e kanë votuar programin qeverisës, në të cilin bëhet e qartë se ndaj Serbisë do të vendoset reciprociteti.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe miqët tanë ndërkombëtar janë ekzistenciale. As sdo ta kishim lirinë, as shtetin, as milionat e miliardat që e realizuan mbijetesën tonë ekonomike. As s’do t’i kishim bursat. Por, një gjë që e di sigurt që e kemi, që në qeverinë tonë nuk ka antiamerikan. Këtë gjë e di sigurtë. Mund të kemi nuanca, por në vend të deklaratave duhet të shohim mbi dokumentet që janë nënshkruar. Unë po e përmendi programin qeverisës, i cili është votuar unanimisht edhe nga Vetëvendosje edhe nga LDK. Tek dialogu në Kuvend, që është votuar nga të gjithë ministrat, thotë se dialogu me Serbinë, do të vazhdohet, do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti. është thënë qartë që ky dialog do të udhëhiqet nga kryeministri Kurti. Zonja dhe zotërinj, historia edhe e re edhe e vjetër, e dëshmon një gjë qartë. Kosova kurrë nuk ka pasur sukses, pa e pasur Amerikën në krah. Dialogu duhet të vazhdojë mbi dy interesa: të mbrohet integriteti i vendit dhe të ruhen miqësitë me shtetet mike”, ka thënë Osmani.

Lexo po ashtu:  Një serb i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë, arrestohet në Hungari – pritet të ekstradohet në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës ka propozuar dy parime për dialogun me Serbinë.

“Unë propozoj se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet mbi dy parime. E para; Të mbrohen interesat e vendit. E dyta; Të mbrohen miqësitë me shtetet shpëtimtare. E para s’mundet pa të dytën e as e dyta pa të parën”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se masa e reciprocitetit e vendosur nga Qeveria e Kosovës është e votuar nga Qeveria e përbërë nga të dyja partitë e koalicionit.

“Masa e reciprocitetit është votuar nga qeveria e përbërë nga të dyja partitë”, ka thënë Osmani.

E për Shtetet e Bashkuara të Kosovës ajo e bëri të qartë pozicionin e Kosovës karshi SHBA’së.

“Kosova kurrë nuk ka pasur sukses pa i pasur SHBA’në në krah”, thotë Osmani.

“Shteti ynë nuk mundet pa aleatet e Kosovës. Apeli im është për të gjithë, që të ulemi dhe ta gjejmë gjuhën e përbashkët që i mbron këto dy parime, edhe interesin e vendit edhe miqësitë me këto shtete”.

Ndërsa për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Osmani thotë se duhet të hiqet së bashku me tarifën.

Lexo po ashtu:  Sipas Vuçiqit, në veri të Kosovës do të respektohen masat e Serbisë

“Tarifa duhet të hiqet bashkë me presidentin uzurpues të dialogut Kosovë–Serbi”, ka thënë Osmani në Kuvend.

“Presidenti duhet të ishte simbol i unitetit, e ai e quan kryeministrin e Kosovës manipulues, përpëlitës, mashtrues etj.”, shtoi Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *