Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë për Republikën e Kosovës. Niveli i lartë i ndotjes tash e sa kohë është shndërruar në një prej problemeve kyçe me të cilin po ballafaqohet mjedisi në Kosovë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Deponitë ilegale dhe deponitë legale, që janë në gjendje të mjerueshme, po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e ambientit në Kosovë.
Për përmirësimin e kësaj situate gjatë viteve janë hartuar dokumente, strategji e udhëzime administrative, por zbatimi i tyre nuk është jetësuar asnjëherë në plotësi.

Se Kosova po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit ka konstatuar edhe Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona për një vit, duke bërë Kosovën të renditet e para në Evropë sa i përket kësaj çështjeje.
Rrjedhimisht, i bie që ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0,2% të popullsisë së Kosovës.




