Pse Devolli është sponsor i Galas në New York? Kush po e dirigjon këtë skenar? Dalja e Grenellit në këtë skenë politike, është rastësi apo plan?
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në New York, gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u organizua Gala e ‘Albanian American Relations Council’. Në pamje të parë, duket si një event prestigjioz, por pas fasadës fshihet një pyetje serioze: si është e mundur që sponsori kryesor të jetë korporata Devolli, pyet MekuliPress?
Kjo kompani, sipas mediave, telekomit të Kosovës dhe Kryeminstrit të Kosovës, është e njohur në publik për:

- Zhvatjen e Telekomit të Kosovës përmes kontratave abuzive, duke i shkaktuar një dëm prej 62.6 milionë eurosh, që i bie afërsisht 40 euro për secilin qytetar të Kosovës.
- Financimin e mediave dhe portaleve propagandistike si ‘Klan Kosova’, të cilat kanë bërë dhe po bëjnë luftë frontale me shpifje, manipulime, retorikë lufte e propagandë të egër kundër Qeverisë së Kosovës. Në vecanti është brengosëse fashata e tyre për copëtimin e Kosovës, ndarjen e veriut nga Kosova dhe jepja e kësaj pjese të pasur Serbisë.
- Ndërhyrje të vazhdueshme në politikë dhe ekonomi, duke u pozicionuar si një fuqi paralele me interesat e veta dhe jo ato të qytetarëve.
Për redaksinë e MekuliPress, pyetjet që dalin natyrshëm janë:
- Çfarë kërkon Kompania Devolli në një event të tillë në zemër të New York-ut?
- Çfarë ndikimi po blejnë përmes sponsorizimeve në nivele kaq të larta?
Pse Osmani ka zgjedhur të mos publikojë menjëherë fotografinë ose përmbajtjen e këtij takimi, ndonëse ka bërë publike takime të tjera gjatë vizitës? - Cili ishte roli i Grenell në këtë takim: a ishte vetëm nikoqir ose më tepër një ndërmjetës me agjenda të caktuara?
- Si hynë në këtë kontekst sponsorizimet (p.sh., Devolli)? A kanë ndonjë lidhje me pjesëmarrjen në takim apo me “përkushtimin diplomatik”?
- Pse Presidentja nuk e ka bërë publike faktin se kush qëndron si sponzorizues i Gallas në New York?
- Pse figura të njohura për skandale dhe antiKosovë si Richard Grenell papritur shfaqen në skenë përkrah Vjosa Osmanit? Çfarë pazari po përgatitet për Kosovën, për të ardhmen e Qeverisë së Kosovës?
- A po përdoret ky Gala si mjet për të legjitimuar dhe fuqizuar një grup korporativ mediatik që ka luftuar hapur me propagandë kundër institucioneve të Kosovës dhe kundër Qeverisë Kurti në vecanti?
Era e keqe e këtij organizimi nuk mund të fshihet pas dritave të skenës dhe fjalimeve zyrtare. Sponsorizimi i Devollit është tregues i qartë i përzierjes së interesave të errëta në politikën kosovare dhe ndërkombëtare. /MekuliPress/






