Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohetnga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç  sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.

Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sipas tij, Serbia është në lojë për të thithet këtë investim shumë serioz, por kompania po vlerëson mundësinë e zhvendosjes edhe në vende si Rumania, Bullgaria dhe Turqia. Problemi kryesor për palën serbe është sipërfaqja dhe një mundësi po shikohet të propozohet fusha në Kragujevac, ku aktualisht punon kompania tjetër Fiat që nuk dihet mirë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Serbia.

Kostiç ka sqaruar se kompania gjermane parashikon të prodhojë 300 mijë makina në vit, ndërkohë që Fiat prodhon aktualisht 200 mijë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Edhe Haradinaj paraqitet në publik: Pezulloje vendimin për targat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *