Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohetnga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Sipas tij, Serbia është në lojë për të thithet këtë investim shumë serioz, por kompania po vlerëson mundësinë e zhvendosjes edhe në vende si Rumania, Bullgaria dhe Turqia. Problemi kryesor për palën serbe është sipërfaqja dhe një mundësi po shikohet të propozohet fusha në Kragujevac, ku aktualisht punon kompania tjetër Fiat që nuk dihet mirë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Serbia.

Kostiç ka sqaruar se kompania gjermane parashikon të prodhojë 300 mijë makina në vit, ndërkohë që Fiat prodhon aktualisht 200 mijë.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

