Policia holandeze i është rikthyer hetimeve për vrasjen e shqiptarit 43-vjeçar, Festim Lato, i njohur ndryshe dhe si “president i Çamërisë”.

Sipas gazetës Gelderlander, polumbarët e policisë kanë nisur sot sërish kërkime në kanalin Amsterdam-Rhine, ku u gjet trupi i shqiptarit në korrik të vitit të shkuar.

Mediat holandeze raportojnë se policia nuk ka dhënë akoma asnjë detaj se çfarë po kërkon dhe përse po kërkon tani në kanal, ndërsa kujtojmë se trupi i Latos u gjet në copa, në qese të ndryshme plastike në ujërat e kanalit.

Raportohet se Lato kishte lënë një takim në këtë zonë. Sipas hetimeve, ai hyri në një makinë kabriolet MG me të paktën një nga personat me të cilët kishte lënë takim. Pas kësaj nuk u dëgjua më asgjë për të.

Lato ishte i njohur si presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë. Megjithatë, Gelderlander shkruan se vdekja e tij nuk ka lidhje me çështjet politike.

Lexo po ashtu:  Në festë me flamuj kuq e zi! Koalicionet Shqiptare fitojnë dy mandate, Gjeloshi: Do të vazhdojmë projektin tonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *