Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1 mijë e 200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareMbetjet, që datojnë nga shekulli i 7 ose 8, u gjetën në qytetin beduin të Rahatit. Autoriteti i Antikve të Izraelit, thotë se xhamia u zbulua gjatë ndërtimit të punimeve në zonë.
Kjo është xhamia e parë e njohur nga kjo periudhë në zonë, duke krahasuar moshën e atyre që gjenden në Mekë dhe Jerusalem. Drejtuesit e gërmimit Jon Seligman dhe Shahar Zur thanë se xhamia do të jetë “një zbulim i rrallë kudo në botë”.


Studiuesit besojnë se kongregacioni i xhamisë ka shumë të ngjarë të kenë qenë fermerë lokalë. Ndërtesa ishte e formë drejtkëndore, kishte vendin e imamit dhe ishte e kthyer drejt Mekës (vend i shenjtë islam).
“Këto karakteristika janë prova për qëllimin që ishte përdorur kjo ndërtesë, qindra vite më parë”, ka thënë Mr Seligman.
Kjo është nga xhamit e para që është ndërtuar pas arritjes së Islamit në atë që njihet si Izraeli i sotëm, kur arabët pushtuan krahinën e atëhershme bizantine në vitin 636, sipas GIdeon Avni, një ekspert i historisë së hershme të Islamit./21Media /MekuliPress/

