Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pompei vazhdon të ofrojë zbulime të reja në rrënojat e krijuara nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s. Në një material të publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re raportohet për zbulimin e një materiali xhami, në ngjyrë të zezë që është gjetur brenda kafkës së një prej viktimave të shumta të Pompeit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nga studimi i kryer, rezultoi se materiali në fjalë është truri njerëzor I kristalizuar nga nxehtësia dhe i kthyer në xham, diçka e pakonstatuar më parë të paktën në arkeologji. Analizat e kryera në qendrën bioteknike të Napolit konfirmuan se xhami i errët dhe me shkëlqim përmbante shumë proteina dhe acide yndyrore nga flokët dhe indi trunor.

Gjetja është bërë në rrënojat e Herculaneum, një qytet ku të pasurit e Pompeit pushonin. Qyteti u gropos nën llavë që arriti 16 m duke ruajtur kështu çdo gjë poshtë. Viktima ku është zbuluar materiali organik i kristalizuar mendohet se ka qenë një roje në Kolegjin e Augustales, qendër e kultit të perandorit Augustus. Kërkuesit mendojnë se nxehtësia arriti në 520 gradë celcius nga gazrat e clliruara nga shpërthimi, ndërkohë që ftohja e menjëhershme ka gjeneruar procesin e vetrifikimit.

Shkencëtarët në Napoli mendojnë ta shkrijnë materialin për të identifikuar ADN-në e individit në fjalë dhe për ta vendosur atë në relacion gjenetik me viktimat e tjera.

Lexo po ashtu:  Gjykata Speciale ia konfirmon aktakuzën Rexhep Selimit – nesër udhëton për në Hagë

Shpërthimi i Vezuvit konsiderohet si ndër më të fuqishmit në historinë e Europës. Është përllogaritur se nga shpërthimi u çliruan 1.5 milionë tonë material në formë aulli, gruësh të shkrirë dhe pluhuri në sekondë. Nga pikëpamja energjetike ky shpërthim mendohet se ka cliruar një sasi energjie termike 100 mijë herë më të lartë sesa shpërthimi I bombës atomike në Hiroshima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *