Kohëzgjatja e leximit: 5 minuta

Zek Nokshiqi, shqiptari që nuk i harroi rrënjët: nga Amerika në shërbim të kujtesës kombëtare

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

TROPOJË, 17 gusht 2026. Ka njerëz që të bëjnë krenar jo vetëm për atë që kanë arritur në jetë, por mbi të gjitha për njeriun që janë. Ka të tillë që, edhe pse jetojnë mijëra kilometra larg vendlindjes së të parëve, nuk e humbin kurrë lidhjen me tokën, kujtesën dhe historinë e tyre.

Një prej tyre është Zek Nokshiqi.

I larguar prej vitesh në Amerikë, Zeka ka dëshmuar se largësia nuk e shuan dashurinë për rrënjët. Përkundrazi, tek ai duket se e ka bërë edhe më të fortë.

Sot, më 17 gusht 2026, Bashkia Tropojë e ka nderuar Zek Nokshiqin me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”, një vlerësim që vjen si mirënjohje për kontributin e tij dhe për përkushtimin ndaj çështjes shqiptare.

Në fotografinë e këtij nderimi, Zeka shfaqet i veshur me kostum tradicional shqiptar, përpara shqiponjës dykrenare. Poshtë fotos shkruhet një varg që duket sikur përmbledh në pak fjalë gjithë filozofinë e tij: “Ti Shqipëri më jep nderë, më jep emrin shqiptar.”

Lexo po ashtu:  Përgjimet e rrjetit të prostitucionit/ “S’ka punë fare, kanë ikur emigrantët, dy kapa sot”/ Si josheshin klientët në rrugë, shpesh përdornin edhe…

Dhe pikërisht ky është Zeka. Shqiptari në mërgim që nuk i harroi rrënjët e të parëve.

Për Zek Nokshiqin, Nokshiqi nuk është vetëm një emër. Është kujtesë, është identitet, është dhimje, gëzim, lot e betim; Është vendi i të parëve të tij, pjesë e asaj treve shqiptare të Plavës e Gucisë, e cila mbart një histori të lavdishme të kombit shqiptar, por edhe të dhimbshme.

Nokshiqi është një prej atyre vendeve ku historia shqiptare nuk duhet lexuar vetëm në libra. Ai gjendet në gurë, në varreza, në emra, në shkrime, në akademi e politikë dhe, në gjurmët e shqiptarëve që kanë jetuar aty.

Dhe Zeka nuk ka zgjedhur vetëm të flasë për Nokshiqin e për këtë histori të dhimbshme; Ai ka zgjedhur të punojë për Nokshiqin e për kombin shqiptar.

Screenshot

Ai është angazhuar në mirëmbajtjen, pastrimin dhe rregullimin e varrezave të shqiptarëve të Nokshiqanëve që ishin bërë rrafsh me tokë, duke kontribuar që ato të mos mbulohen nga harresa dhe të mbeten dëshmi e pranisë shqiptare në këtë trevë.

Sepse një varrezë nuk është vetëm një vend ku prehen të vdekurit. Është kujtesa e të gjallëve. Është dëshmia se dikush ka jetuar, ka dashur, ka ndërtuar familje dhe ka lënë pas një emër.

Lexo po ashtu:  Partneritet i fuqizuar transatlantik, por rikthimi në kohët e vjetra është iluzion

Për Zekën, patriotizmi nuk është partiak. Zekë Nokshiqi është nga ata njerëz që e shohin atdhetarinë përtej partive, pushteteve dhe interesave të ditës; Rëndësi ka Shqipëria.

Rëndësi kanë shqiptarët. Rëndësi kanë rrënjët. Dhe mbi të gjitha, rëndësi ka që historia të mos harrohet.

Sot kur patriotizmi shndërrohet në slogan politik e në biznes, Zeka ka zgjedhur një rrugë tjetër: më pak fjalë, më shumë vepra.

Nga Amerika, një mesazh për Nokshiqin

Ndoshta një nga mesazhet më të forta që përcjell jeta dhe veprimtaria e Zekës është se mërgata shqiptare nuk duhet të jetë vetëm spektatore e historisë; Ajo mund të jetë pjesë aktive e ruajtjes së saj. Zeka, nga Amerika, vazhdon të kujdeset për Nokshiqin, për Shqipërinë prej nga vijnë rrënjët e tij. Dhe kjo ngre edhe një pyetje të natyrshme:

Nëse një shqiptar që jeton mijëra kilometra larg nuk e harron Nokshiqin, a kemi të drejtë ne që jemi më afër ta harrojmë atdheun dhe varret e të parëve tanë?

Nokshiqi nuk duhet të jetë vetëm një kapitull i historisë. Duhet të mbetet pjesë e kujtesës shqiptare. Duhet të dokumentohet historia e tij, të ruhen tokat, varrezat, të kujtohen familjet dhe të mos humbasin gjurmët e shqiptarëve që kanë jetuar në atë tokë, sot të mbetur padrejtësisht në Malin e zi; e që, sikur nuk i mjaftoj Nokshqi, politikanët e korruptaur i falën këtij shteti edhe mijëra hektarë tokë Kosove.

Lexo po ashtu:  Fjalimi i Putinit, paralajmërim për luftëra të reja

Kjo është edhe ajo që na mëson shembulli i Zekë Nokshiqit.

MekuliPress thërret nderim për Zekë Nokshiqin, por edhe për një kujtesë kolektive shqiptare.

Titulli “Qytetar Nderi i Tropojës” nuk është vetëm një nderim për Zekën si individ. Është edhe një vlerësim për një mënyrë të të menduarit dhe të vepruarit. Është mirënjohje për Atdhetarin që nuk e harroi prejardhjen. Për humanistin që kontribuoi aty ku kishte nevojë. Për shqiptarin që nuk i harroi varret e të parëve.

Për nokshiqanin që, edhe pse jeton në Amerikë, vazhdon ta mbajë Nokshiqin gjallë në kujtesën shqiptare.

Urime, Zekë Nokshiqi!

Me shëndet të plotë, jetë të gjatë, lumturi dhe krenari, gëzofsh titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”.

Sepse, në fund të fundit, siç shkruhet në fotografinë tënde:

“Ti Shqipëri më jep nderë, më jep emrin shqiptar.”

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.