Partia Socialiste e Serbisë, së bashku me partnerët e saj të koalicionit Serbia e Bashkuar dhe të Gjelbërit, kanë dorëzuar në Komisionin Republikan Zgjedhor listën e saj zgjedhore me nënshkrime të qytetarëve.

Lista zgjedhore do të quhet “Ivica Daçiç– kryeministër”, shkruajnë mediat serbe.

Kryesuesi i kësaj liste do të jetë kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, i dyti, Dragan Markoviç Palma, dhe i treti nipi i Sllobodan Millosheviçit, Marko Millosheviç.

Kreu i SPS-së, Daçiç, pas dorëzimit të listës, tha se partia e tij do të vazhdojë të bashkëpunojë me Partinë Progresive Serbe dhe se ai dhe kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiç, para disa javësh ranë dakord që të shkojnë të ndarë në zgjedhje dhe për të krijuar një koalicion pas zgjedhor.

Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviçit, djalit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit.

Marko Millosheviç, u shfaq në publik për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh.

Lexo po ashtu:  Qyqet e Tiranës nuk parathonë asgjë për Kosovën

Ai u filmua në zbulimin e një monumenti të babait të tij, në shoqërinë e Alexander Zaldastanov i njohur si Kirurgu, një bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe udhëheqësi i grupit të motoçikletave të panjohura “Ujqërit e natës”.

Në videon, Millosheviçi iu drejtua turmës, duke përsëritur fjalët e babait të tij të shkruara në monument: “Fatkeqësisht, e humbëm betejën, por shpresoj se jo luftën”.