Filmi ‘Zgjoi’ e regjisores Blerta Basholli ka hyrë në listën e ngushtë për nominimet për ‘Oscars’

E këtë arritje të filmit që trajton një ngjarje të vërtetë, atë të Fahrije Hotit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilëson si një sukses të jashtëzakoshëm.

“Sukses i jashtëzakonshëm!
“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.
Bravo!
Me ju drejt majave!”- ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu:  Jonida Maliqi publikon videon e këngës që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *