Kur buza e trëndafiltë
m’foli për dashuri
dhe ajo buzëqeshje engjëjsh
zemren ma ndezi ungji,

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

kujtova se do të hapej
qielli për mua n’hare,
dhe se n’ekstaze do e ruaje
besen, që ti më dhe.

Por zemra jote e bardhë
sic doja, s’u tregua,
e thyer rrahjesh t’reja
nuk rreh, jo, më per mua.

Po fjala e dikurshme
mizore, vallë ku shkoi?
Po përqafimet, afshi,
që shpirti im provoi?..

Ndosha ‘i kujtim i ëmbël
për mua do të flasë,
ndoshta dhe n’thelb të zemrës
mëshirë  ke për t’pase;

ësht’ e vërtetë, mëshira
n’virtyte figuron;
por s’ësht dashuri, o e pabesë,
ti më s’më dashuron.

Pashko Vasa

Lexo po ashtu:  Jane dy lloje provincializmi; i vendeve te medhenj dhe te vegjel. Vendet e medha te sjellin neper mend idene e Getes, e ato të vogla...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com