Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një servis në Durrës dhe sipas informacioneve të para mësohet se janë djegur disa makina.

Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Po ashtu mësohet se efektivët zjarrfikës po qëndrojnë larg servisit, pasi shprehen se nuk afrohen dot pasi dëgjohen shpëthime brenda godinës.

Mësohet se servisi ndodhet në vendin e quajtur “Mulliri i Bullgarit. Flakët janë me përpmasa të mëdha dhe deri tani mësohet se disa makina janë shkrumbuar dhe rrezikohen dhe objektet përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.

Lexo po ashtu:  SHËNJESTËR DERI NË 800 METRA, Ky është supersnajperi me të cilin u tentua eliminimi i Çapjas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *