​Sot bëhen 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Më 15 mars 2008, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), ku ngjarja mori prioritet.
Qeveria Berisha nuk dha asnjë përgjegjësi për tragjedinë. Shteti nuk reagoj.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Reklama për të gjallët dhe "qytetarët", plehrat për të vdekurit dhe katundarët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *