Rreth 17 mijë turistë të huaj kanë anuluar fluturimet e tyre në 5 muajt e parë të këtij viti, dhe kryesisht bëhet fjalë për ata që udhëtojnë me çarter. Shifrat konfirmohen nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, në një intervistë për TemA TV, duke shtuar se janë anuluar në total 118 fluturime me çarter, si hyrje ashtu edhe dalje. Ndërkohë, Polonia mban vendin e parë për numrin më të lartë të anulimeve me 50 të tilla.

“Ndryshe nga vitet e kaluara, për herë të parë po shohim një fenomen të anulimit të kërkesave për çarter. Janë rreth 118 fluturime të anuluara dhe këto janë vajtje-ardhje. Në total 50 fluturime të anuluara nga Polonia, 20 fluturime nga Lonrda, dhe 26 ose 13 fluturime nga Budapesti”, thotë Keri.  

Ashtu siç edhe është konfirmuar nga kompanitë e fluturimeve, viti 2018 shënoi një rekord të pasagjerëve që udhëtuan me çarter. Keri pohon se në vendin tonë kanë hyrë rreth 266 mijë pasagjerë që kanë preferuar këtë lloj udhëtimi në vitin e kaluar, dhe se kjo kategori është indikator kryesor sipas tij për rritjen e të ardhurave nga turizmi.

Lexo po ashtu:  Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri

“Sektori i çarterave këto vitet e fundit ka qenë një sektor shumë i rëndësishëm për ne. Pasi lidhja drejtpërsëdrejti është indikator i zhvillimit të turizmit në vend. Vitin e kaluar e kemi mbyllur sektorin e çarterave me 266 675 pasagjerë”, thotë ai.  

Lidhur me shkaqet, Keri thekson se janë disa element që ndikojnë.

“Është e vërtetë që ka pasur edhe pyetje në lidhje me situatën në vend. Ne përpiqemi me aq sa mundemi që tregojmë realitetin që turizmi vazhdon, ekonomia vazhdon. Hoteleria të jetë e fokusuar siç duhet, te ofrimi i shërbimit dhe kënaqësisë ndaj klientit, në mënyrë që ky trend të vazhdojë”, shprehet ai.

Po ashtu, Krislen Keri ka folur edhe për masat që merr aviacioni dhe do të marrë për kompanitë e fluturimeve që shkelin rregullat, pëveç gjobave, kompesimeve të udhëtarëve do të ketë edhe masa administrative. Kompanitë italiane mbeten më problematike.

“Masa e gjobës është e papërfillshme. Në rast se ne nuk kemi informacion dhe refuzohet të na jepet informacion dhe kemi një mospërgjigje ndaj kërkesave tona si autoritet kombëtar në lidhje me këtë çështje, atëherë kemi të drejtën e një mase administrative. Ne do të ishim të kënaqur që këto të mos ndodhnin fare. Ne na janë paraqitur nga kompani më problematike, kryesisht ato italiane, plane masash të marra. Kanë marrë aviona shtesë, kanë rinovuar flotën aktuale”,thotë Keri.

Lexo po ashtu:  Vdiq pasi e rrahën shokët/ Djali i Pelivan Sinanrrapajt: E prenë në besë

Sakaq, Keri shprehet se një bilanc më i qartë se përse erdhën anulimet apo dhe për arsyet mund të bëhet në muajt në vazhdim. Si zhvillim pozitiv, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil veçon shpërndarjen e turizmit edhe në sezone të tjera veç verës, çka reflektohet në rritjen e fluturimeve.

TvT /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *