75 për qind e banorëve të Shqipërisë dhe 64 për qind e banorëve të Kosovës janë pro bashkimit kombëtar.

Këto janë gjetjet në hulumtimin e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, “Shqipëri-Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”, që është prezantuar sot në Prishtinë.

Sa i përket qëndrimit zyrtar të Shqipërisë karshi Kosovës, qytetarët e të dyja vendeve pajtohen se Shqipëria luan rolin e “vëllait të madh” ndaj Kosovës.

Ndërkaq, skenarët për mundësinë e korrigjimit të kufijve janë kundërshtuar nga shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, por gjithashtu edhe nga serbët e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi/ "Trump ofroi shuma të mëdha parash dhe u përpoq të rekrutonte shkenctarët gjermanë për një vaksinë shërimi, por vetëm për Amerikën"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com