Martinez vazhdon të jetë objektivi numër një i Barcelonës për su l min. Lautaro Martinez insiston se është “i lumtur në Inter”, por nuk e di se “çfarë do të ndodhë nesër”. Ai vazhdon të jetë objektivi i Barcelonës.

“Punoj çdo ditë për t’u përmirësuar. Sot jam lojtar i Interit dhe dua të jap më të mirën”, u shpreh Martinez në konferencë për media para ndeshjes në Champions League kundër Shakhtar Donetsk.

“Jam i lumtur, punojmë shumë dhe duam të fitojmë dhe të ngritim Interin sa më lart që është e mundur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, sot mund të them se jam lojtar i Interit dhe jam i lumtur”.

Lexo po ashtu:  Lakers fitojn kundër Celtics

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *