Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur fajtor për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.

Për këtë vepër penale, gjyqtarja Alltën Mureli i ka shqiptuar Lushtakut dënimin me 2 mijë euro gjobë , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, në seancë nuk ishte prezent ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku

Dënimi ndaj Lushtakut vjen pasi që paraprakisht, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 28 tetor 2020, i njëjti e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të kanosjes.

Këtë veprim të tij, Lushtaku e kishte arsyetuar duke thënë se shkrimet e avokatit Gazmend Halilaj ndaj tij kanë qenë tepër të rënda dhe një gjë të tillë, siç kishte thënë, Halilaj e kishte bërë pasi që ka dashur të rregulloj imazhin e vet në rajonin e Drenicës.

Siç kishte deklaruar Lushtaku, pasi që kishte parë shkrimet e Halilajt në rrjete sociale, nuk kishte mundur të përmbahet, ashtu që në një reagim të momentit edhe e kishte thirrur në telefon Halilajn.

Ndryshe, në këtë rast janë të akuzuar edhe Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri. Të dy këtë po akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, pasi sipas prokurorisë, kishin tentuar ta vrasin të dëmtuarin Halilaj. Lushtaku akuzohet edhe për veprën penale të asgjësimit dhe dëmtimit të pasurisë.

Lexo po ashtu:  REAGIM/ Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi nga sindikata e policisë

Por, për këto vepra, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri janë deklaruar të pafajshëm, ashtu që tashmë procesi gjyqësor ndaj tyre do të vazhdojë. Lushtaku dhe Zeqiri akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, por për këtë vepër, të dy janë deklaruar fajtor në shqyrtim fillestar.

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku po akuzohet për veprën penale të kanosjes kurse Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohen për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë. Po ashtu, këta të fundit po akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa Ibrahim Lushtaku edhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Sami Lushtaku po akuzohet se pas një shkrimi të të dëmtuarit Gazmend Halilaj, në rrjetin social “Facebook”, të datës 11 prill 2020, në të cilin pretendohej se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milion markave gjatë kohës së luftës, ky i fundit e kishte thirrur në telefon Halilajn dhe i ka kërkuar që t’i heqë ato shkrime duke e sharë fyer dhe me qëllim të frikësimit e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Lexo po ashtu:  Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Çështja e Kosovës, objektiv strategjik dhe interes madhor i Shqipërisë

Me këtë, Sami Lushtaku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par2 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë vepër penale, dënimi i paraparë është me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Me të parë Halilajn, vazhdon aktakuza, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment, Halilaj kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt por nuk kishin arritur ta godasin.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët e fundit të Mollës së Kuqe… Si jetojnë ata sot në Serbi? Çfarë ka mbetur pas? Përse policia serbe ndalon grupin e Top Channel? Çfarë duan të fshehin?

Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.

Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2,700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Po ashtu, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armët kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Cervena Zastava”.

Me këtë, të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *