Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me homologun e Kosovës, Bajram Rexha, në Morinë.

Referuat njoftimit zyrtar, takimi ishte në vijim të frymës dhe të zbatimit të angazhimeve të marra nga dy Qeveritë respektive, në mbledhjen e fundit që u zhvillua në Tiranë.

“Biseda u fokusua mbi implementim e gjithë infrastukturës për të siguruar risitë në funksionimin e Zyrës Doganore të Kosovës, në Portin e Durrësit, e cila pritet të rrisë përpunimin e mallrave dhe të sjellë lehtësi për biznesin e Kosovës” njofton Dogana.

Çështje të tjera diskutimi ishin thellimi i bashkëpunimit mes palëve përsa i përket pikave kufitare, shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ngritja e kapaciteteve dhe standardeve të shërbimeve të ofruara nga këto pika.

Lexo po ashtu:  Johnson: Perëndimi duhet të ndihmonte Ukrainën në 2014 kur u aneksua Krimea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *