Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë ka shkuar në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, tha kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Madje, Ajdini ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më lartë, por pasi që nuk ka ndonjë analizë të thuktë nuk mundë të flitet.

“Menjëherë thuaje 50%, për atë arsye po them se pandemia na ka dëmtuar mjaft në zhvillim ekonomik edhe për atë arsye po them se janë mbyllur disa biznese dhe ka rënie të papunësisë, megjithatë papunësia është diku 50-50 dhe mundet edhe më lartë me qenë, por mbasi nuk kemi ndonjë analizë të thuktë nuk guxojmë të flasim ndonjë fjalë boshe”.

Ai ka paralajmëruar edhe kolaps në nivel shtetërorë nëse vazhdon situata e rënduar ekonomike në vend.

Lexo po ashtu:  Vulin: Referendum në Serbi për të zgjedhur mes BE-së dhe BRICS

Ndërsa për Pakot Ekonomike nga Qeveria ai ka thënë se janë zhgënjyese sepse asnjëherë nuk janë ekzekutuar në kohë të duhur.

“Është zhgënjyese, sepse nuk ju ka dhënë në kohë të caktuara dhe në kohë të duhur dhe kanë prit sa muaj, por më në fund u realizuan. Nëse vazhdon situata kështu ta them sinqerisht vaj halli për neve dhe atëherë do të jetë një kolaps në nivel shtetërorë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *