Analisti, Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gjykata e Hagës, ka larguar nga aktakuza pjesën ku thuhet “sulme ndaj komunitetit katolik”.

Sipas Spahiut, kjo u bë e mundur vetëm pasi ai vetë i shkruajti Gjykatës së Hagës, përkundër se për këtë ai nuk merrë rrogë nga shteti i Kosovës, ndërsa ata që paguhen nuk e bën një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

U desht që unë t’i shkruaj Gjykatës Speciale në Hagë që të hiqet pjesa nga aktakuza për “sulme ndaj komunitetit katolik”. Unë nuk marr asnjë rrogë nga shteti i Kosovës, ndërsa nuk reaguan ata që marrin rrogë nga shteti për të mbrojtur interesin kombëtar të Kosovës (Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Anton Çuni etj). Apo ndoshta duhet edhe këta me i dërgu në Hagë për me u tregu patriota sikur këta që tash janë në Hagë e që tek në Hagë po u bjen ndërmendë me u tregu patriota.

Lexo po ashtu:  Besnikëri ndaj atdheut gjithmonë, besnikëri ndaj qeverisë, vetëm kur e meriton, - Mark Twain

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *