Rrjeti global amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë, Burger King, ka bërë një postim për gratë, që nxiti reagime të shumta.

“Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, është postimi i Burger King në Twitter, i cili u komentua mjaft shumë.

Por, krahas tij është edhe shpjegimi i këtij postimi, i cili tenton t’i fuqizojë gratë në industrinë e restoranteve për të ndjekur karrierë në kuzhinë.

“…Nëse duan, natyrisht. Megjithatë vetëm 20% e shefave të kuzhinës janë gra. Ne jemi në një mision për të ndryshuar raportin gjinor në industrinë e restoranteve duke fuqizuar punonjëset femra me mundësinë për të ndjekur një karrierë në kuzhinë”, është postimi tjetër i tyre.

Lexo po ashtu:  Ky njeri shëroi më shumë se 5,000 njerëz nga kanceri, flet se si luftoi kundër qeverisë dhe mjekëve të korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *