Një person u ndalua në Kosovë nën dyshimet se ka kryer veprën penale: krime lufte kundër popullsisë civile, njoftoi të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në komunikatën për media, i ndaluari identifikohet me inicialet M.A. dhe thuhet se është shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Detaje të tjera nuk jepen.

Në masakrën e Izbicës – fshat në Komunën e Skënderajt – forcat serbe kanë vrarë 147 shqiptarë, në mars të vitit 1999.

Lexo po ashtu:  Largëpamësia politike e Boiken Abazit: sot do shkoj në protestë para kryeministrisë kundër projektit të Novi Sadit për botën serbe, "Open Balkan"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *