Njësia e Volkswagen në Shtetet e Bashkuara, publikoi një lajm fals këtë Javë, ku tha se do të emërojë operacionet atje si “Voltsëagen of America”, në një përpjekje të marketingut që tërheq vëmendje tek tranzicioni elektrik, sipas kompanisë. VW u kritikua në mediat sociale për lajmin e rremë, me disa komentues që rikujtuan skandalin e ndotjes të kompanisë dhe mashtrimin e rregullatorëve e konsumatorëve. “Volksëagen në Amerikë nuk do të ndryshojë emrin në Voltswagen.

Kjo u mendua si një shaka për ditën e gënjeshtrave më 1 Prill, që vë në dukje prezantimin e modelit SUV elektrik ID.4 dhe përpjekjen tonë për të sjellë lëvizje elektrike tek të gjithë”- deklaroi një zëdhënës i Volkswagen. Lajmi i postuar tek faqja në web e kompanisë, u raportua nga mediat btoërore dhe përfshinte një përshkrim të detajuar të ribrendimit dhe logove të reja, pjesë e lojës nga kompania. Aksionet e preferuara të kompanisë u rritën me 4.7% në mbyllje të tregtisë, ndërsa aksionet e zakonshme u rritën me 10.3%. Prodhuesi i dytë më i madh në botë i makinave pret të dyfishojë dërgesat e makinave elektrike si dhe të nxisë fitimin për markën kryesore këtë vit. Marka Volkswagen synon të investojë 16 miliardë euro në elektrifikim dhe dixhitalizim deri në vitin 2025, vit ku ka premtuar të shesë 1 milionë makina elektrike në botë.

Lexo po ashtu:  - Deputeti ka imunitet, ministri jo. Kushdo që na deklaron se është i vjetër në politikë këtë duhet ta dijë. “Kryeministri siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *