Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar një gjykate federale në Florida nga e cila kërkon që rrjeti social Twitter të rikthejë adresën e tij të mbyllur gjatë periudhës zgjedhore. Trump pretendon se kompania në fjalë çaktivizoi llogarinë e tij në muajin janar nën presionin e rivalëve të tij në Kongresin amerikan. Lidhur me situatën e re juridike, Twitter nuk ka pranuar të komentojë. Vendimi për mbylljen e llogarisë së Trump nga Twitter u pasua nga vendime të ngjashme nga Facebook dhe Google, të cilat edhe këto janë paditur nga ish-presidenti amerikan.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas Trump: rrjetet sociale në fjalë, sidomos Twitter ushtron një shkallë pushteti dhe kontrolli mbi diskursin politik në SHBA që është i pamatshëm, historikisht i paprecedentë dhe thellësisht i rrezikshëm për debatin e hapur demokratik

Lexo po ashtu:  Analisti Burdushi: “Qeveria do të bëhet. Mirëpo parashikoj se nuk do të ketë gjatësi të madhe. Diku deri në mars më së gjati”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *