Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar një gjykate federale në Florida nga e cila kërkon që rrjeti social Twitter të rikthejë adresën e tij të mbyllur gjatë periudhës zgjedhore. Trump pretendon se kompania në fjalë çaktivizoi llogarinë e tij në muajin janar nën presionin e rivalëve të tij në Kongresin amerikan. Lidhur me situatën e re juridike, Twitter nuk ka pranuar të komentojë. Vendimi për mbylljen e llogarisë së Trump nga Twitter u pasua nga vendime të ngjashme nga Facebook dhe Google, të cilat edhe këto janë paditur nga ish-presidenti amerikan.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas Trump: rrjetet sociale në fjalë, sidomos Twitter ushtron një shkallë pushteti dhe kontrolli mbi diskursin politik në SHBA që është i pamatshëm, historikisht i paprecedentë dhe thellësisht i rrezikshëm për debatin e hapur demokratik

Lexo po ashtu:  Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *