Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar pas mesnate se njësia B2 prodhuese për energji elektrike është rikthyer në funksion. Kështu është bërë e ditur nga stafi i KEK-ut përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia prodhuese B 2 pas testimeve starton me sukses”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli tha se B2 do të startoj sot në mëngjes me funksion të plotë.

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut dhe termocentralit Kosova B, blloku B2 ka startuar me punë. Në këto orë ku po flasim janë ndarë megavatet e parë dhe qysh nesër në mëngjes do të startoj me funksion të plotë”, tha Bucolli.

E tërë Europa, pra edhe Kosova, është duke u përballur me një krizë energjetike. Kujtojmë se në tërë Europën ëshë ngritur çmimit i energjisë elektrike.

Lexo po ashtu:  Shqipëria merr helikopterët e famshëm “Blackhawk” nga SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *